Flash

Albin Kurti në Parlamentin Europian: Kosova nuk është çështje por palë në dialog, kjo duhet të kuptohet para çdo takimi

Lapsi.al 29 April 2021
Albin Kurti në Parlamentin Europian: Kosova nuk është

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian para eurodeputetëve ku ka folur për parimet që duhet ndjekur në dialogun me Serbinë.

Kurti tha se Kosova ulet në tavolinën e bisedimeve si palë e barabartë me Serbinë.

“Detyrimi im që të mbroj pavarësinë e Kosovës, ne jemi për dialog por për një dialog të mirë përgatitur dhe me parime. Së pari është pranimi i realitetit, pavarësia e Kosovës në bazë të Pakos së Ahtisaarit ka qenë kompromis, hapja e kësaj pakoje do të thoshte hapje e listës së dëshirave e shtytjeve që do të çonin në pasoja të padëshirueshme. Parimi i dytë është që Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe krimet dhe gjenocidin që ka kryer për të cilin NATO është dashur ta bombardojë regjimin e Beogradit, edhe pas luftës në Kosovë, qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Milloshevici. Parimi i tretë është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi të barabartë, Kosova nuk është çështje por palë në dialog kjo duhet të kuptohet para çdo takimi”, tha Kurti.

Ai tha se çështja e parë që duhet të zgjidhet në bisedimet me Serbinë është fati i të pagjeturve.

“Çështja e parë që duhet të zgjidhim është fati i të pagjeturve, nëse nuk bëjmë përparim në këtë temë vështirë që mund të bëjmë përparim në fusha tjera”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Alsident në Laç, plagoset 21-vjeçari

Një aksident është shënuar këtë të enjte në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti. Mësohet se një mjet tip “Benz” është përplasur me një motor ...

18:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI