Flash

"A u blenë vota?" Edi Rama sëkëlldiset në Opinion

Lapsi.al 29 April 2021
"A u blenë vota?" Edi Rama sëkëlldiset në Opinion

Kryeministri Rama refuzoi të përgjigjet për pyetjen nëse "A janë blerë vota në zgjedhjet e 25 Prillit?" gjatë bisedës në Opinion. Rama mori si shembull rezultatin që parashikuan sondazhet e Euroneës dhe të IPSOS për të thënë që rezultati i zgjedhjeve ishte vullnet i votuesve.

"është sëkëlldisëse tani që rezultati i zgjedhjeve ishte vullneti i sovranit dhe unë pyetem këtu"A u blenë votat?" tha Rama, duke vazhduar:

"Mund të blesh vota, por nuk mund të blesh opinionin publik. Shikoni sondazhet e Euroneës, janë në kokë.

Përgjigjia është shumë e thjeshtë. Nxirr sondazhin. Se nëse rezultati del sa del sondazhi, atëherë ça lidhje ka? Nëse ju keni bërë sondazh me kompaninë Tralfalgar që ka qenë e vetmja që kapi fitoren e Donald Trump, nxirre! Sondazhi i Euroneës ka qenë në kokë, IPSOS ka qenë në kokë.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë nga populli shqiptar 74 mandate dhe në kuti, nëse me preferencë një pjesë e madhe nuk do kishte gabuar, do ishim në 77 mandate" tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI