Flash

Natalie Dormer bëhet nënë për herë të parë

Lapsi.al 28 April 2021
Natalie Dormer bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e “Games of Thrones”, Natalie Dormer është bërë nënë që në janar të këtij viti por e ka mbajtur të fshehtë.

Ardhja në jetë e së bijës, shkruan “E! Online”, e ka ndryshuar shumë dhe pse ajo shprehet se e ka nënvlerësuar faktin e të qenit nënë.

“Unë kurrë nuk do të ankohem më për orët e zgjatura të xhirimeve, sepse privimi i gjumit është diçka tjetër. Unë e nënvlerësova plotësisht atë ”- tha Natalie.

Ndërsa ka theksuar se është e dashuruar marrëzisht me vajzën e saj, Natalie nuk na ka zbuluar asnjë detaj tjetër për vajzën, madje as emrin e saj.

Aktorja ka shtuar se është aq e lidhur me vajzën saqë thotë se “do ta ketë shumë të vështirë” të kthehet në punë kur teatrot në Londër të rihapen.

Për më tepër, Natalie tha se për të kaluar të gjithë ditën me vajzën ajo mund të punojë gjithë natën pasi e vlerëson shumë punën në skenë.

Natalie dhe bashkëshorti i saj, David Oakes u takuan për herë të parë në vitin 2019 gjatë xhirimeve të “Venus in Fur”.

Ndërsa më parë Natalie ka qenë e lidhur me regjisorin Anthony Byrne për 11 vjet, por i dha fund fejesës në 2018-ën.

Të këshilluara

Martohet Lil Wayne

Së fundmi kanë qarkulluar shumë thashetheme për një martesë të mundshme mes Lil Wayne dhe të dashurës së tij Denise Bidot. Kjo ka bërë që nga ana e një reperit...

10:27

Rita Ora lidhet me regjisorin Taika Waititi

Rita Ora dërgoi fansat në një valë thashethemesh javën e kaluar kur ndau një çast tepër komod me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi. Dhe tani është raportuar...

15:30

Lidhja e re e Kim K pas divorcit me Kanye West

Kim Kardashian dhe reporteri i CNN, Van Jones janë në qendër të thashethemeve për një lidhje të mundshme, vetëm dy muaj pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga bur...

15:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI