Flash

Lizzo tregon mesazhet e fshehta me Chriss Evans

Lapsi.al 28 April 2021
Lizzo tregon mesazhet e fshehta me Chriss Evans

Reperja Lizzo zbuloi para disa ditësh se i kishte shkruar një mesazh flirtues, aktorit Chris Evans, në gjendje të dehur. Ajo publikoi në TikTok një video, në të cilën tregonte mesazhin që i kishte dërguar gjatë pasdites në orën 5:22. Reperja i kishte dërguar vetëm 3 emoji atë të erës, një lojtari dhe një topi basketbolli, për të përcjellë idenë e pëlqimit dhe interesimit.

“Mos pini dhe mos shkruani në DM”, shkroi reperja e turpëruar përkrah videos.

Më pas një ditë më vonë, 32-vjeçarja zbuloi se kishte marrë një përgjigje në mesazh nga Chris Evans. Në një video të re të publikuar në rrjete sociale, ajo nuk mundi ta fshihte kënaqësinë për përgjigjen e tij.

“Nuk ka pse të ndihesh e turpëruar për një mesazh që dërgon kur je e dehur. Vetëm Zoti e di që unë kam qenë më keq se ty me këtë aplikacion ”, ju përgjigj aktori këngëtares. Evans i referohet një fotografie të organit të tij gjenital, që e publikoi padashje në Instagram në muajin shtator.

Ndërkohë së fundmi Lizzo ka zbuluar se biseda me Evans nuk është mbyllur me kaq. Ata të dy kanë vazhduar komunikimin bashkë dhe madje Chris Evans ka zbuluar se është një fans i Lizzo-s.

“Jam e lumtur që ti e di tashmë se unë ekzistoj”, i është përgjigjur Lizzo më pas mesazhit të aktorit.

“Sigurisht që e di. Unë jam fans i yti! Vazhdo me punën e mrekullueshme”, i ka kthyer Evans më pas dhe sigurisht aktorja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Pjesën tjetër të bisedës ajo e kishte mbuluar, por fansat e saj janë shprehur të kënaqnur që ajo zbuloi diçka më tepër.

Të këshilluara

Rita Ora lidhet me regjisorin Taika Waititi

Rita Ora dërgoi fansat në një valë thashethemesh javën e kaluar kur ndau një çast tepër komod me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi. Dhe tani është raportuar...

15:30

Lidhja e re e Kim K pas divorcit me Kanye West

Kim Kardashian dhe reporteri i CNN, Van Jones janë në qendër të thashethemeve për një lidhje të mundshme, vetëm dy muaj pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga bur...

15:00

Adele, në superformë pas divorcit (FOTO)

Adele dukej e pabesueshme pasi u pa për herë të parë prej muajsh në mbrëmjen e “Oscars” të Daniel Kaluuya në Los Angeles të dielën në mbrëmje. Këngëtarja 32 ...

14:40

Mike Hassini kapet me lëndë narkotike

Ylli i “Towie”, aktori i famshëm Mike Hassini, ka zënë kryefaqet e mediave pasi mbi të rëndojnë akuza për trafikim të lëndëve narkotike. Pasi Policia kontrol...

14:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI