Flash

Leonardo DiCaprio pjesë e “Another Round”

Lapsi.al 28 April 2021
Leonardo DiCaprio pjesë e “Another Round”

Filmi komedi/dramë fitues i Oskar, në gjuhën daneze “Another Round,” si “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, tashmë do të xhirohet edhe në gjuhën angleze. Filmi bazohet te historia e katër mësuesve që konsumojnë alkool çdo ditë dhe tregon se si ndikon kjo në jetën e tyre profesionale dhe personale. Produksioni danez “Another Round”, një sukses mes shikuesve dhe kritikëve është përzgjedhur edhe për Festivalin e Filmit në Kanë që nuk u zhvillua.

Në versionin e ri të filmit do të jetë Leonardo DiCaprio ai që do të luajë rolin e protagonistit (Martin). Në versionin origjinal të fimit rolin e protagonistit e ka të luajtur Mads Mikkelsen.

Regjisori i “Another Round”, Thomas Vinterberg, ka deklaruar se nuk do të përfshihet në xhirimin e këtij versioni të filmit edhe pse ka xhiruar filma në gjuhën angleze më parë.

Ndërkohë që për momentin, nuk është konfirmuar akoma se cili do të jetë regjisori apo skenaristi për këtë version që do të vendosë në zbatim këtë film.

Filmi “Another Round”, përpos çmimit Oscar, triumfoi edhe në të njëjtën kategori në çmimet Bafta.

Kujtojmë këtu se ceremonia e 93-të e ndarjes së çmimeve Oscar është mbajtur në Teatrin Dolby në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Të këshilluara

Martohet Lil Wayne

Së fundmi kanë qarkulluar shumë thashetheme për një martesë të mundshme mes Lil Wayne dhe të dashurës së tij Denise Bidot. Kjo ka bërë që nga ana e një reperit...

10:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI