Flash

Kryemadhi kërkon falje për 'strategjinë e gabuar' në opozitë dhe i kërkon falje presidentit Meta

Lapsi.al 28 April 2021
Kryemadhi kërkon falje për 'strategjinë e gabuar'

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ia faturoi humbjen një strategjie të gabuar të partisë që drejton, duke nisur nga djegia e mandateve e përfunduar në mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019-ës. Ajo tha se shqetësimi i Presidentit Ilir Meta ishte i drejtë, e kjo sipas saj, u ilustrua dhe në rezultatin e zgjedhjeve. Kryemadhi i kërkoi falje bashkëshortit të saj, Ilir Metës.

“Zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Patëm strategji të gabuar, duke nisur nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale duke ia dhënë në dorë të gjithë pushtetin Ramës dhe bandave.

Kjo gjë dhe koha e rezultati tregoi që shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë. Dua që në emër të LSI dhe timin personal t’i kërkoj falje për këtë fakt, veprim dhe qëndrim që nuk solli gjë tjetër vetëm 70% të ndryshimit, por solli rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkët”, u shpreh Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI