Flash

Rezistenca fillon me krijimin e një modeli anti arrogancë

Lapsi.al 28 April 2021
Rezistenca fillon me krijimin e një modeli anti arrogancë

Nuk është çështje e një emri, as e keqja e qeverisë dhe as ajo e opozitës. Edhe po të ndërrohen emrat e kryeministrit, apo kryeopozitarit, situata me shumë gjasë do të mbetej e njëjta nëse nuk preken disa gjëra thelbësore.

Çështja sa i përket qeverisë është: si të ndërtohet një drejtësi shoqërore e një politikë demokratike që nuk kapet nga miliardat e kokainës dhe të betonit?

Nuk bëhet as treg i lirë e as demokraci sociale nën sundimin e eskobarëve nga prapaskena.

Çështja sa i përket opozitës është: si të ndërtohen aleanca mes të ndryshmëve, si një front rezistues?

Nuk bëhet kjo duke treguar secili - secilin si fajtor.

Individët nuk janë pa faje, por fajet e tyre duhet të jenë të lokalizueshme në argument, e jo abstrakte. Tridhjetë vite “të ikë ky e të vijë ai” e kanë ulur nivelin e politikës dhe të shoqërisë nën nivelin e mejhanes.

Vetëm dikush që ndihet i pafuqishëm predikon se pret ardhjen e heroit të pacen, dhe zhvleftëson këdo tjetër që s’është mjaftueshëm hero. Vetëm dikush që e ka përqafuar fatalisht padrejtësinë predikon se pret ardhjen e shenjtorit engjëllor, dhe zhvleftëson këdo tjetër që s’është mjaftueshëm shenjt.

Një prej fenomeneve që dëgjoj më shpesh të ndodhë, është vlerësimi negativ - gratis - për atë që s’mendon si ty apo s’është si ty, në ide, vlera, sjellje a pamje. S’vlen gjë filanja, s’është burrë i mirë fisteku, mos i beso atij e mos i beso asaj. Shpesh, duke justifikuar mendimin negativ përmes vëzhgimit të jetës private, e duke u hyrë të tjerëve gjer edhe në shtrat, për t’ua gjetur cenin e matur moralin. Ky është terreni ku janë mbjellë patronazhistët.

Ky vlerësim negativ i “popullit” për “popullin”, që mirëmbahet me një gjendje thashethemi të vazhdueshëm (shih mediat), është ndër mjetet më të forta të regjimeve. Ky është i famshmi “përça e sundo” - që aplikohet me ose pa vetëdije nga zanatlinjtë e fryrjes së gjoksit si gjel lafshëskuqur, që e dinin gjithnjë se si do vinte dështimi, e që tregojnë me gisht gjithkënd pos vetes së vet.

Duhet të mësojmë të na pëlqejnë edhe të tjerët veç vetes, e të bëjmë komunitet edhe me ata që nuk na pëlqejnë - pra t’ua mbrojmë integritetin e të drejtat. Arroganca po sundon, duhet ndërtuar e kundërta e saj. Ky është gurthemeli i rezistencës.

Marrë nga Facebook i autorit Arbër Zaimi

Të këshilluara

Si po na vjedh inceneratori i Tiranës?

Kam pasur bindjen që në shkurtin e 2018-ës, kur në emër të PD-së ftova në interpelancë Ministrin e Energjitikës, për inceneratorët, se sa më shumë të gërmosh aq...

18:49

Pesë masa për luftën kundër koronavirusit

Pas statusit të djeshëm, ku argumentoja se maskat janë TË NEVOJSHME dhe TË DOBISHME, po jo TË MJAFTUESHME si masë për kontrollin e epidemisë së COVID më bëri pë...

18:10

Kush është Ernest Koliqi i vërtetë?

Mungesa e studimeve profesionale dhe sistematike mbi historinë tonë, ka lënë vend për spekullime nga “historianë” amatorë apo kureshtarë ambulantë, disa prej të...

23:01

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI