Flash

Gjenden fletë të pavlefshme të numëruara për PS në Durrës

Lapsi.al 28 April 2021
Gjenden fletë të pavlefshme të numëruara për PS në

Është pezulluar numërimi në KZAZ nr.22 në Durrës për shkak të gjetjes së fletëve të pavlefshme të llogaritura për PS. Ato janë konstatuar gjatë numërimit të votave për kandidatët dhe kërkesa e numëruesve të LSI-së dhe PD-së për reflektimin e tyre në procesverbal nuk është pranuar nga numëruesit e PS-së.

Situata është referuar në KQZ nga komisionerët e PS në këtë KZAZ. Ferdinand Xhaferraj reagoi ndaj situatës së krijuar, duke kërkuar zhbllokimin e situatës.

“Po mbushen 6 orë që është bllokuar në KZAZ procesi i numërimit, është një nga rastet e rralla ku ata që pretendojnë se janë fitimtarë investojnë për të bllokuar procesin. Në çdo kuti po dalin fletë të pavlefshme, përfaqësues të PS nuk pranojnë të shënojnë shënime në formular. Duan të zhdukin gjurmët, në çdo zarf të PS ka fletë të pavlefshme”, - u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI