Flash

17-vjeçari plagos me armë zjarri 23-vjeçarin në Korçë

Lapsi.al 28 April 2021
17-vjeçari plagos me armë zjarri 23-vjeçarin në

Paraditen e sotme në Korçë, një 17-vjeçar plagosi me armë zjarri në këmbë një 23-vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i mituri është shpallur në kërkim.

Detaje nga policia: 

Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:55, në lagjen nr.14, Korçë, pas një konflikti të çastit, shtetasi Th. Th., rreth 17 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin K. L., rreth 23 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Meta: Më 24 korrik 2022 rikthehem në LSI

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur Kryemadhit duke i dhënë fjalën se pasi të mbarojë mandatin e tij do rikthehet në LSI të marrë kartën e anë...

12:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI