Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Si e shohin analistët amerikanë mandatin e tretë të Edi Ramës

Lapsi.al 27 April 2021
Si e shohin analistët amerikanë mandatin e tretë të Edi

Dy analistë amerikanë thonë se forcat politike në Shqipëri duhet të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe se Shqipëria duhet të vazhdojë në rrugën e reformave dhe demokratizimit. Profesori Daniel Serwer i Universitetit Johns Hopkins dhe Damon Wilson i Këshillit të Atlantikut, thanë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara duan të shikojnë integrimin e Shqipërisë dhe forcimin e institucioneve, përfshirë pavarësinë e gjyqësorit dhe funksionimin e parlamentit. Me analistët bisedoi Keida Kostreci.

Zoti Serwer thotë se pas zgjedhjeve duhert të respektohen rezultatet dhe duhet punuar drejt konsolidimit të institucioneve.

“Rruga përpara është me pjesëmarrjen e plotë të opozitës dhe duke respektuar opozitën, por edhe respektimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe përgjegjësive të partisë qeverisëse. Dhe ato përgjegjësi përfshijnë konsolidimin e institucioneve demokratike, veçanërisht të gjyqësorit të pavarur”, - thotë ai.

Zoti Wilson, zv/president ekzekutiv në Këshillin e Atlantikut thotë se ka pasur shumë pasiguri në Bruksel dhe Uashington për ritmin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Kështu shpresoj që ky mandat të jetë sinjal për qeverinë, por edhe për opozitën se ky është një mandat që i duhet vendit për të ecur përpara në disa nga çështjet kryesore si sundimi i ligjit dhe masat antikorrupsion, për të çuar përpara procesin e anëtarësimit në BE”, - tha ai për Zërin e Amerikës.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që ky proces të fillojë në verë. Zoti Wilson thotë gjithashtu se zgjedhjet dërguan edhe sinjalin që njerëzit duan të shohin opozitën të luajë rolin e saj.

“Njerëzit duan të shohin demokracinë në funksionim, duan të shohin opozitën të marrë pjesë në demokracinë parlamentare të Shqipërisë dhe të jetë opozitë aktive brenda parlamentit, mbështetëse e interesave të vendit”, - shton zoti Wilson.

Zoti Serwer dhe zoti Wilson thonë se megjithë disa probleme duket se zgjedhjet ishim më të mira se në të kaluarën.

Zoti Serwer është dakord me përfundimet e vëzhguesve të ODIHR-it si për anët pozitive edhe për shqetësimet që ngrenë ata. Zoti Serwer thotë në lidhje me shitblerjen e votave se sa më shumë rritet mirëqenia dhe të ardhurat individuale, aq më e kushtueshme bëhet të blihet vota.

Por ai shqetësohet sidomos për përdorimin e administratës në shërbim të partisë, pasi e sheh si një problem më afatgjatë.

“Abuzimi me detyrën më duket se është një kritikë shumë më e thellë. Dhe ne duhet të shmangim kapjen e shtetit nga forcat politike. Dhe sidomos kur zgjidhet i njëjti kryeministër tre herë me radhë ka një rrezik për kapjen e shtetit”, - tha ai.

Zoti Wilson bie dakord me nevojën për ta shmangur një gjë të tillë.

“Shqipëria po shqyrtohet me kujdes. Ende nuk ka filluar procesin e pranimit real për Bashkimin Evropian për shkak të disa dyshimeve që shumë hartues të politikave në Evropë që kanëlidhje me angazhimin e saj për sundimin e ligjit”, - tha ai.

Zoti Serwer thotë se megjithëse ka pasur përparim në vend, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të shqetësuara për probleme si sundimi i ligjit dhe korrupsioni. Ashtu si edhe shqiptarët, thotë ai.

“Unë nuk pres nga askush në demokraci që të jetë i kënaqur. Ata duhet të kërkojnë nga qeveria e tyre atë që duan. Dhe një nga shqetësimet kryesore të popullit shqiptar tani është korrupsioni dhe sundimi i ligjit dhe vendet e punës.”

Zoti Wilson thotë se SHBA nuk mbështet palët por Shqipërinë.

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mbështesin një kandidat të veçantë, apo një person apo një individ. Nuk funskionon kështu, kur je një anëtar i NATO-s dhe je në rrugën për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, - thotë ai.

Zv/Presidenti i Këshillit të Atlantikut thotë se mandati i tretë do të jetë një shans për shumicën për të fituar besimin e duhur për integrim.

“Është një mandat për ta marrë seriozisht këtë proces, për të përshpejtuar përpjekjen e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe për t’u bashkuar me familjen e vendeve të BE-së, ashtu siç ka hyrë në aleancën e NATO-s. Tani është koha për të parë Shqipërinë në atë familje dhe në atë komunitet.”

Të dy analistët bien dakord se angazhimi i shprehur nga Shtetet e Bashkuara ndaj proceseve në Ballkan, është që sinjal që Shqipëria dhe vendet e tjera të vazhdojnë në rrugën e reformave të nevojshme dhe demokratizimit. /VOA

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09