Flash

Ronnie Wood rrëfen sfidën e dyfishtë me sëmundjen e rëndë

Lapsi.al 27 April 2021
Ronnie Wood rrëfen sfidën e dyfishtë me sëmundjen e

Legjenda e rokut, Ronnie Wood ka ndarë eksperiencën e tij me luftën ndaj kancerit për herë të dytë. Duke folur për gazetën britanike The Sun, kitaristi 73-vjeçar i Rolling Stones zbuloi se ishte diagnostikuar me qeliza të vogla karcinome - një kancer që prek zakonisht mushkëritë - gjatë izolimit të koronavirusit.

"Unë kam pasur kancer në dy mënyra të ndryshme," –rrëfeu Wood. "U diagnostikova me kancer të mushkërive në vitin 2017 dhe luftova me qeliza të vogla kohët e fundit, në izolimin e fundit".

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, kanceri me qeliza të vogla është një kancer shumë malinj që zakonisht gjendet në mushkëri, por mund të prekë zona të tilla si prostata, pankreasi, fshikëza ose nyjet limfatike. Është një formë më agresive e kancerit të mushkërive që përbën rreth 13% të rasteve të kancerit të mushkërive.

Wood tha për The Sun se të pikturonte gruan e tij Sally Humphreys, 43 vjeç dhe binjaket e tyre 4-vjeçare, Gracie dhe Alice, e kishte ndihmuar në shërim .Ai shtoi se terapia e artit e lejoi atë të shprehej dhe të humbte.

Lidhur me problemin e fundit shëndetësor, ai u shpreh se ka qëndruar pozitiv dhe është treguar i fortë.

"Tani po kaloj shumë probleme, por gjatë gjithë shërimit tim, duhet ta lija gjithçka të ndodhte. E tëra çfarë mund të bëja ishte të qëndroja pozitiv, të isha i fortë dhe ta luftoja atë.”

Rokeri, i cili është babai i 6 fëmijëve, ka zbuluar më parë se ai u diagnostikua me kancer fillimsiht në 2017-ën, gjatë një kontrolli rutinë pas 50 vjetëve që pinte duhan. Wood ishte kundër kimioterapisë nga frika se do të humbte flokët, por iu nënshtrua një operacioni 5-orësh për të hequr një pjesë të mushkërive të tij. Në vitin 2018, ai konfirmoi se e kishte mposhtur kancerin.

Të këshilluara

Rita Ora lidhet me regjisorin Taika Waititi

Rita Ora dërgoi fansat në një valë thashethemesh javën e kaluar kur ndau një çast tepër komod me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi. Dhe tani është raportuar...

15:30

Lidhja e re e Kim K pas divorcit me Kanye West

Kim Kardashian dhe reporteri i CNN, Van Jones janë në qendër të thashethemeve për një lidhje të mundshme, vetëm dy muaj pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga bur...

15:00

Adele, në superformë pas divorcit (FOTO)

Adele dukej e pabesueshme pasi u pa për herë të parë prej muajsh në mbrëmjen e “Oscars” të Daniel Kaluuya në Los Angeles të dielën në mbrëmje. Këngëtarja 32 ...

14:40

Mike Hassini kapet me lëndë narkotike

Ylli i “Towie”, aktori i famshëm Mike Hassini, ka zënë kryefaqet e mediave pasi mbi të rëndojnë akuza për trafikim të lëndëve narkotike. Pasi Policia kontrol...

14:14

Elon Musk i bindur për jetën në Mars

Elon Musk ka pranuar se "një numër i madh njerëzish ndoshta do të vdesin" në garën për të arritur në Mars. Pioneri i SpaceX bëri parashikimin e tij të hapur,...

11:25

Kim Kardashian nis një romancë tjetër

Kim Kardashian tashmë është një grua beqare dhe pritet që statusi i saj i ri të zyrtarizohet së shpejti. Ky duket se është viti i yllit të televizionit, pas shu...

09:45

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI