Flash

Mike Hassini kapet me lëndë narkotike

Lapsi.al 27 April 2021
Mike Hassini kapet me lëndë narkotike

Ylli i “Towie”, aktori i famshëm Mike Hassini, ka zënë kryefaqet e mediave pasi mbi të rëndojnë akuza për trafikim të lëndëve narkotike.

Pasi Policia kontrolloi vilën ku ai jetonte me Jess Milford, 26 vjeç, vajzën e një milioneri që merret me tregtimin e naftës, gjeti një sasi të madhe kokaine në jastëkun e të dashurës së tij miliardere.

Sipas “Daily Mail”, Hassini 26-vjeç u arrestua më 16 prill në Emerson Park, Essex dhe tashmë është në paraburgim në burgun “Pentonville”.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se Hassini akuzohet për “furnizim me kokainë” dhe “komplot për të zotëruar pronë kriminale”.

Por Mike nuk ishte i vetmi, bashkë me të u arrestua edhe një burrë tjetër, Gery Michael Bear, 23 vjeç, mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza.

Gjykata e Magjistraturës në Narkingside më 19 prill, e la në paraburgim për të zhvilluar më pas një tjetër seancë në Gjykatën e Qarkut Snaresbrook më 17 maj.

Por ajo çka është e rëndësishmja është se nëse shpallet fajtor për këto vepra penale aktori Mike Hassini mund të dënohet me 14 vite burg.

Siç duket Mike Hassin është në një problem shumë serioz dhe pritet të shohim se çfarë do të vendosë Gjykata e Qarkut Snaresbrook më 17 maj për fatin e tij.

Të këshilluara

Elon Musk i bindur për jetën në Mars

Elon Musk ka pranuar se "një numër i madh njerëzish ndoshta do të vdesin" në garën për të arritur në Mars. Pioneri i SpaceX bëri parashikimin e tij të hapur,...

11:25

Kim Kardashian nis një romancë tjetër

Kim Kardashian tashmë është një grua beqare dhe pritet që statusi i saj i ri të zyrtarizohet së shpejti. Ky duket se është viti i yllit të televizionit, pas shu...

09:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI