Flash

Mbyllet numërimi në Durrës/ PS i merr deputetin LSI-së për “një grusht” votash

Lapsi.al 27 April 2021
Mbyllet numërimi në Durrës/ PS i merr deputetin LSI-së

Ka përfunduar zyrtarisht procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit, ku 14 mandatet janë ndarë mes dy forcave të mëdha, ku PS merr 8 mandate dhe PD 6 deputetë.

LSI ishte fare pranë sigurimit të një mandati në qarkun e Durrësit, por e ka humbur mundësinë vetëm për 136 vota.

Në total PS ka siguruar 76924 vota, e pasuar nga PD me 63431 vota dhe LSI me 9480 vota. Gjatë orëve të fundit një mandat ka lëvizur sa te PS te LSI, por duket se në fund fati i ka buzëqeshur partisë kryesuese.

Surprizën e këtyre zgjedhjeve në Durrës ishte Sukthi. I njohur si “hambar” votash për Partinë Socialiste, më 25 prill qytetarët e Sukthit kanë zgjedhur PD-në.

Gjithashtu, PD nuk është tradhtuar as këtë radhë nga bastioni që ka votuar këtë forcë politike, që nga zgjedhjet e para pluraliste në vend, Katundi i Ri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI