Flash

Genc Pollo: Ditë e hidhur për demokratët, duhet një projekt i ri

Lapsi.al 27 April 2021
Genc Pollo: Ditë e hidhur për demokratët, duhet një projekt

Ish-deputeti, Genc Pollo ka reaguar në lidhje me humbjen e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Pollo thekson se sot ishte një ditë zhgënjyese për demokratët, ndërsa shton se tani është momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë.

REAGIMI I POLLOS

"Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët. Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura.

Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë. Por tashti është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë.

Roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën europiane të vendit. Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese. GP". 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI