Flash

E ëma e Britney Spears përdor traumën e saj për përfitime personale

Lapsi.al 27 April 2021
E ëma e Britney Spears përdor traumën e saj për

Siç dihet të gjithë prindërit kanë si qëllim që fëmijët e tyre të jenë mirë dhe të arrijnë majat e suksesit, por mesa duket për prindërit e Britney Spears nuk e kanë këtë qëllim. Ata më tepër po shfaqin më tepër interes për financat e vajzës së tyre sesa për vetë këngëtaren.

Sipas “People”, nëna e saj, pas një beteje të gjatë ligjore me babain, Jamie, për t’i hequr kujdestarinë dhe kontrollin e financave të Britney-t, mendohet se po shfrytëzon dhimbjen dhe traumën e vajzës për përfitime personale.

Lynne, javën e shkuar ka paraqitur një dokument gjyqësor që kundërshtonte tarifën prej 890,000 dollarë për çështjen e konservatorizmit, dhe kërkoi që të paktën 224,000 dollarë të shlyhen dhe të kalojnë në pasurinë e Britney-t.

Nga ana tjetër “Holland & Knight”, firma ligjore që përfaqëson babanë e Britney-t, Jamie, i ka kërkuar gjykatës të shfuqizonte kundërshtimin e nënës së saj ndaj tarifave të firmës duke deklaruar se ka “paragjykim të provave”.

“Pavarësisht nga mospërfshirja në konservatorin e vajzës së saj deri kohët e fundit, Lynne Spears po pretendon sikur të ishte një palë e përfshirë drejtpërdrejt në procesin gjyqësor (gjë që nuk është),“- shkruhet në dokument, teksa mbrohen veprimet e firmës së Jamie duke e nxjerrë atë si një baba të “mirë”.

Përmes kësaj avokatët e Jamie pretendojnë se Lynne, nuk po “vepron në interesin më të mirë” të Britney, duke mos dashur në këtë mënyrë të mirën për vajzën e saj.

Të këshilluara

Elon Musk i bindur për jetën në Mars

Elon Musk ka pranuar se "një numër i madh njerëzish ndoshta do të vdesin" në garën për të arritur në Mars. Pioneri i SpaceX bëri parashikimin e tij të hapur,...

11:25

Kim Kardashian nis një romancë tjetër

Kim Kardashian tashmë është një grua beqare dhe pritet që statusi i saj i ri të zyrtarizohet së shpejti. Ky duket se është viti i yllit të televizionit, pas shu...

09:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI