Flash

E dashura e Can Yaman fotografohet në hotel me djalin e presidentit të Romës

Lapsi.al 27 April 2021
E dashura e Can Yaman fotografohet në hotel me djalin e presidentit të

Gazetarja e sportit në Itali, Diletta Leotta, është bërë sërish protagoniste e lajmeve rozë ditët e fundit.

Ajo është kthyer në një nga femrat më të përfolura të shoëbizit momentalisht, për shkak të një lidhje të mundshme mes saj dhe djalit të presidentit të Romës, Ryan Friedkin.

Këto dyshime janë ngritur fill pas fshirjes së fotove nga rrjetet sociale me aktorin Can Yaman.

Media italiane, “Dagospia” raporton se Dilerta dhe Ryan janë parë në një hotel së bashku dhe kjo na nxitur thashethemet se mes tyre po nis një lidhje dashurie.

Edhe pse nga gazetarja akoma nuk kemi marrë një konfirmim për ndarjen nga aktori Can Yaman, mediat italiane flasin me bindje se ajo e ka lënë Can për Ryan Friedkin.

Më herët kemi parë në media Yaman dhe Leotta teksa përjetonin historinë e tyre të dashurisë në distancë për shkak se aktori jeton në Turqi ndërsa gazetarja sportive në Milano, por që udhëton shpesh për të ndjekur ndeshjet e futbollit.

Nuk kemi asnjë reagim nga asnjëri prej protagonistëve, pra nga Diletta Leotta, Can Yaman dhe Ryan Friedkin, lidhur me atë çka flitet për ta, por na mbetet vetëm të presim çfarë do të ndodhë në vazhdim. l l l

Të këshilluara

Kim Kardashian nis një romancë tjetër

Kim Kardashian tashmë është një grua beqare dhe pritet që statusi i saj i ri të zyrtarizohet së shpejti. Ky duket se është viti i yllit të televizionit, pas shu...

09:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI