Flash

Çfarë vendimi mori Harry pas ribashkimit me familjen mbretërore

Lapsi.al 27 April 2021
Çfarë vendimi mori Harry pas ribashkimit me familjen mbretërore

Duka i Sussex, Harry, ishte i pranishëm në funeralin e gjyshit të tij, Princit Philip, ku takoi për herë të parë familjarët pas skandalit të intervistës së bujshme për Oprah.

Pas funeralit, Harry është rikthyer në shtëpi tek bashkëshortja e tij shtatzënë dhe vogëlushi Archie. Ndërkohë, mendja i ka mbetur sërish tek gjyshi i ndjerë, të cilin e ka nderuar në fjalimin e tij të fundit për Ditën e Tokës.

“Në këtë ditë të Tokës, unë reflektoj në brezat e kampionëve të ruajtjes, përfshirë gjyshin tim të ndjerë, dhe ndihem krenar dhe me energji për të vazhduar të bëj pjesën time në këtë trashëgimi. Këtë vit veçanërisht, unë bashkohem me ekipin e pabesueshëm të Parqeve Afrikane dhe komunitetet në të gjithë botën në përkushtimin e përbashkët për mjedisin tonë dhe mirëqenien kolektive.

Këto peisazhe vitale po ndihmojnë në mbrojtjen e bio-diversitetit të Afrikës, duke shërbyer si një themel për një planet të shëndetshëm dhe duke u dhënë përfitime qindra mijëra njerëzve. Shpresa fillon këtu me vendet që ne po mbrojmë tani për të siguruar një të ardhme të shëndetshme për të gjithë ne.”– ka thënë Duka i Sussex.

Por si është marrëdhënia e Princ Harry-t me Mbretërinë e Bashkuar?

Së fundmi, një nga ekspertët mbretërorë ka thënë se Harry ka pasur një udhëtim të planifikuar për në Londër, në muajin korrik të cilin e ka anulluar. Ai pritej të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar në verë për të prezantuar statujën në nder të mamasë së tij, Princeshë Diana, mirëpo gjithçka është vënë në pikëpyetje së fundmi.

Thuhet se shkak për këtë është bërë pritja e ftohtë e familjes në ceremoninë e funeralit të gjyshit të tij.

Eksperti, Rusell Mayers ka zbuluar për ‘talkRadio’ se disa pjesëtar të familjes janë treguar shumë të ftohtë dhe kjo mesa duket e ka shokuar 35-vjeçarin

Të këshilluara

Elon Musk i bindur për jetën në Mars

Elon Musk ka pranuar se "një numër i madh njerëzish ndoshta do të vdesin" në garën për të arritur në Mars. Pioneri i SpaceX bëri parashikimin e tij të hapur,...

11:25

Kim Kardashian nis një romancë tjetër

Kim Kardashian tashmë është një grua beqare dhe pritet që statusi i saj i ri të zyrtarizohet së shpejti. Ky duket se është viti i yllit të televizionit, pas shu...

09:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI