Flash

Tjetër thirrje nga Yuri Kim: Durim, të presim përfundimin

Lapsi.al 26 April 2021
Tjetër thirrje nga Yuri Kim: Durim, të presim përfundimin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, e shoqëruar me kolegët e saj, ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck dhe atë spanjoll, iu bëri thirrje partive politike dhe kandidatëve që të presin rezultatin dhe mos të shpallin fitoren.

Nga KZAZ 39 në kryeqytet, Kim tha se duhet të pritet rezultati i popullit.

“Folëm në fakt për atë që kishte ndodhur këtu. Folëm për disa mosdakordësi që ndodhin edhe në SHBA. Ajo që është me rëndësi është që të ketë një proces racional dhe transparent. Më lejoni të nënvizojë se e gjithë bota është duke e parë Shqipërinë tashmë, ka sytë nga Shqipëria. Miqtë tuaj veriorë, do të thotë Suedia, perëndimor, Spanja dhe ata të SHBA janë duke ju parë dhe duke pritur që ju t’ja dilni dhe të keni sukses. Edhe gjithashtu gjë e mirë që shohim numëruesit që ata punojnë fort.

Sikurse e kam shprehur, votuesit e kanë bërë punën e tyre. Autoritetet janë duke bërë punën e tyre. Detyrua e kandidateve është që të mbeten të qetë dhe me durim dhe të presim rezultatin. E di që në entuziazmin e çastit disa kanë shpallur fitoren, por ende nuk kemi mbërritur aty deri sa të dalin rezultatin. Le të ruajmë qetësinë dhe të presim se çfarë thotë populli.”, u shpreh Kim.

Të këshilluara

Përfundon numërimi në Pukë (Shifrat)

Ka përfunduar numërimi i votave në Pukë. Kryesuese në Pukë është Partia Socialiste me 2820 vota. Partia Demokratike ka marrë 2216 vota, e ndjekur nga LSI ...

13:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI