Flash

Terrorizoi qytetarët e Tiranës, Arben Mema akuzohet për 3 vepra penale

Lapsi.al 26 April 2021
Terrorizoi qytetarët e Tiranës, Arben Mema akuzohet për 3 vepra

Arben Mema, 32-vjeçari i cili terrorizoi një ditë më parë qytetarët që ndodheshin në sheshin 'Skënderbej' me veprime të pakontrolluara me makinë, do të akuzohet për tri vepra penale.

Nga incidenti i djeshëm nuk pati persona të lënduar dhe sipas njoftimit të policisë këtij shtetasi ju gjet një sasi me lëndë të dyshuar kanabis gjatë kontrollit në makinë.

Blutë bëjnë me dije se ky drejtues fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

Mema akuzohet për "tentativë vrasje në rrethana cilësuese", "prodhim dhe shitje narkotikësh" dhe "drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt."

Nga testi i alkoolit ka rezultuar zero, ndërsa akoma nuk ka dalë përgjigja e analizës në gjak për të parë se sa ka qenë % e lëndës narkotike që ka konsumuar. Ndër të tjera mësohet se nga kontrolli që është bërë në banesën e 32-vjeçarit të arrestuar nuk është gjetur asnjë gjë e jashtëligjshme.

Të këshilluara

PD fiton pas shumë vitesh në Mirditë

Është mbyllur procesi i votimit në KZAZ nr.14 në Mirditë. Pas shumë vitesh Partia Demokratike ka fituar këtë bashki me 5915 vota, ndjekur nga PS me 4864 vota dh...

17:42

Mbyllet numërimi edhe në Dropull, fiton PS

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe në Bashkinë Dropull. Partia Socialiste ka siguruar shumicën e votave, duke fituar 1531. LSI-ja ka marrë 599 vota...

17:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI