Flash

PD: Kini durim! Në fund të gjithë qytetarët do të shohin sa e madhe është fitorja jonë

Lapsi.al 26 April 2021
PD: Kini durim! Në fund të gjithë qytetarët do të

“Në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë”.

Kështu deklaron Partia Demokratike. Zëdhënësja e fushatës së PD Floriana Garo bëri thirrje për durim, duke theksuar se “do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve”. 

Deklarata 

Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim.

Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme.

Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve.

Ne jemi absolutisht të sigurt se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë.

Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht.

Të këshilluara

Përfundon numërimi në Pukë (Shifrat)

Ka përfunduar numërimi i votave në Pukë. Kryesuese në Pukë është Partia Socialiste me 2820 vota. Partia Demokratike ka marrë 2216 vota, e ndjekur nga LSI ...

13:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI