Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Kush i bleu votat e Exit Poll-eve?

Lapsi.al 26 April 2021
Kush i bleu votat e Exit Poll-eve?

Ende pa u mbyllur numërimi i plotë i votave, këto zgjedhje kanë provuar një anomali që do një shpjegim. Rezultati real që po përvijohet, nuk përputhet aspak me atë që na thanë pothuajse njëzëri matësit “e pavarur” të opinionit me anë të Exit Polleve. Rezultati që shpallën të dielën në orën 19 00 televizionet pranë qeverisë, por edhe ato afër opozitës ndryshonin për një fije floku nga njëri- tjetri. Të parat predikonin një barazim apo një fitore minimale të Rilindjes. Të dytat një përmbysje në favor të opozitës.

Në fakt rezultatet e dala nga kutitë e votimit demostrojnë të kundërtën. Ato flasin për një konfirmim plebishitar të regjimit.

Atëherë ç’ka ndodhur? Pse gabuan exit pollet, madje edhe ato të TV shumë pranë pushtetit (pra që nuk mund të quhen të manipuluara)?

Përgjigjja është e thjeshtë: sepse ata të cilëvë iu është blerë vota nuk u janë përgjigjur anketuesve. Ata kanë pasur ngurim dhe sypërmbysje për të deklaruar votën e tyre të turpit. Dhe sipas kësaj llogarie, kjo votë turpi, ajo e hendekut të mospërputhjes mes exit polleve dhe rezultatit faktik që po përvijohet, i bie të jetë nga 7 deri në 9 mandate që dalin të pashpjegueshme në favor të rilindjes.  Ajo është prova e pakundërshtueshme se këtë radhë kemi qenë përpara një masakre elektorale me blerje industriale votash.

Por, për këtë, ka edhe argumente të tjerë. A e di vallë ndokush se ku kanë shkuar ato dhjetra miliona euro të ndara së fundi nga qeveria, për koncesione e tendera pa garë? A mos duhet kërkuar aty diferenca e gabimit të matjeve të opinionit? A di ta shpjegojë njeri, se si, në qarkun më të emancipuar të vendit, në Tiranë, grupime djemsh të rinj dhe pa asnjë njollë korrupsioni, si Endrit Shabani apo Bojken Abazi marrin të dy sëbashku më pak vota sesa Tom Doshi? A mund të flitet në këtë rast për një votë të pastër e të ndershme? A nuk kemi këtu një provë se gjithçka është vendosur me lekë?

Besoj se këto pyetje retorike nuk kanë nevojë për koment. Të gjitha ato së bashku provojnë një gjë të thënë e të stërthënë, se sa më shumë një regjim implikohet në krim, aq më pak ai është i përmbysshëm me votë. Zgjedhjet e këtij prilli dëshmojnë se vendi ka hyrë përfundimisht nën lëngatën e gjatë të një autokracie. Hërën tjetër ata që këtë radhë organizuan gjithçka, nuk do të bëjnë gabime të vogla si ato të exit polleve. Dhe herën tjetër, as opozita që duhet të hyjë në një proces të pakthyeshëm dorëheqjesh e rinovimi nuk do ta ketë më luksin të besojë se autokracia shembet në rrugë elektorale. Krerët e saj duhet të largohen përfundimisht, jo se nuk fituan, por se na garantuan se vjedhja nuk është më e mundshme. Tani është radha që regjimi të mbetet i vetëm përballë njerëzve të tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

SPAK, një qen roje i PS

Që prej fillimit të javës që shkoi, pasi Lapsi.al botoi skandalin e grabitjes të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës, unë dhe kolegu im Armand Shkulla...

18:30

Të gjithë fajin patronazhistëve

Që prej të dielës, Lapsi.al po i kushton vëmendjen që meriton skandalit të përmasave jo të zakonshme, të vjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë për qëll...

12:19

Pse këtë herë duhet votuar numri 13

Para tri ditesh isha te zyrat e qendres se re te VV ne rrugen Hoxha Tahsim, dhe gjeta te njejten atmosfere si 1 vit me pare kur isha ne Prishtine per te takuar ...

09:10

Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi

Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti ankesash nga punonjësit e Albkontroll, gjë që degjeneroi me mbylljen e të vetmit aeroport...

17:16

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI