Flash

Kim: Partitë të presin rezultatin dhe ta pranojnë atë

Lapsi.al 26 April 2021
Kim: Partitë të presin rezultatin dhe ta pranojnë atë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim po ndjek nga afër edhe procesin e numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto” në kryeqytet. Ajo theksoi se votuesit shqiptarët e bënë punën e tyre dhe tani u takon numëruesve të kryejnë detyrën me integritet. Edhe gjatë kësaj deklarate, ajo u bëri thirrje partive politike që të presin certifikimin e rezultatit dhe ta pranojnë atë.

“Ne do ta shohim procesin nga afër. Sikurse e kam thënë edhe më herët, votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre. Tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet. Gjithashtu, mendoj se është e rëndësishme që autoritetet të ndjekin problematikat në mënyrë që të ketë një proces që përmirësohet me kalimin e kohës. Për kandidatët dhe partitë është koha që të presin rezultatin dhe kur ai të certifikohet, ata duhet ta pranojnë atë. Shtetet e Bashkuara do të jenë këtu deri në fund” – tha Kim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI