Flash

Policia jep detaje tronditëse: Autori përplasi tre makina dhe pastaj çau kordonin tek sheshi "Skëndërbej"

Lapsi.al 25 April 2021
Policia jep detaje tronditëse: Autori përplasi tre makina dhe pastaj

Policia reagoi zyrtarisht për ngjarjen e rëndë tek sheshi "Skëndërbej". (video poshtë)

"Ky drejtues mjeti (32-vjeçari A.M.) fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët." - njoftoi policia.

Në njoftim theksohet se nuk është dëmtuar asnjë person dhe se dyshohet se drejtuesi i makinës ishte nën efektin e drogërave, pasi iu gjet edhe kanabis.

"Nga verifikimet paraprake të Policisë nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis." - njoftoi policia. ©LAPSI.AL 

[video width="1890" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/IMG_4020.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI