Flash

Meta voton me dy gishtat lart: Barazia e ligjit nis nga barazia e votës!

Lapsi.al 25 April 2021
Meta voton me dy gishtat lart: Barazia e ligjit nis nga barazia e votës!

Pasi hodhi votën e tij në kutinë e votimit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta dha një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë, që të votojnë të lirë dhe të pandikuar.

“Erdhi kjo ditë e bekuar, kjo ditë e mrekullueshme. Cdo qytetar i Shqipërisë, pavarësisht se çfarë ka përjetuar deri dje sot të votojë i lire. Në këto zgjedhje ka mundësi të votojë edhe për kandidatin më të mirë. Unë i ftoj të votojnë për alternativën që ata besojnë dhe tek ajo alternativë të zgjedhin kandidatët më të ndershëm.

Presidenti ka një axhendë, por punën më të rëndësishme sapo e realizova. Sot votimi nuk është vetëm detyrim qytetar. Sot është një akt patriotik. Sot atdheu mbrohet me votë të qytetëruar evropiane. Pjesëmarrja masive dhe mbarëvajtja e shkëlqyer e këtij procesi do ta binde Evropën.

Përpara drejt kutive të votimit. Votoni për atë që keni në mendje dhe zemër, për kandidatin që lufton korrupsionin dhe që nuk i bindet kukullave të tyre”.

Të këshilluara

Zgjedhjet/ Çfarë mesazhi jep Rama

Ditën e zgjedhjeve, Edi Rama iu ka drejtuar një mesazh qytetarëve shqiptarë mëngjesin e sotëm duke iu bërë thirrje të gjithëve të vënë Shqipërinë të parën. R...

08:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI