Flash

Gazmend Bardhi sfidon Taulant Ballën në Elbasan: Eja të nisim numërimin e votave

Lapsi.al 25 April 2021
Gazmend Bardhi sfidon Taulant Ballën në Elbasan: Eja të nisim

Drejtuesit politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi ka bërë apel që të nisë sa më shpejt procesi i numërimit të votave në këtë qark. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Bardhi ftoi PS-në që të caktonte numëruesit e saj.

“Kjo e sotmja është fitore e madhe për Shqipërinë dhe qarkun e Elbsanit. Falenderoj çdo qytetar që besuan projektin e PD-së dhe u përkushtuan në fushatë. Kam vetëm një apel; të nisim sa më parë numërimin. Ftoj PS të caktojë numëruesit e saj dhe të jeni të sigurt që çdo qytetar ka ndezur një shpresë për veten dhe familjen e tyre. Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve. I jap mesazh falënderimit” - tha Bardhi.

Sa i përket deklaratës së fitores nga kundërshtari i tij, Taulant Balla, demokrati është shprehur se nuk i komentonte humbësit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI