Flash

Dy fytyrat e PS për 25 Prillin/ Rama i ngrysur, ndërsa Veliaj i qeshur

Lapsi.al 25 April 2021
Dy fytyrat e PS për 25 Prillin/ Rama i ngrysur, ndërsa Veliaj i qeshur

Mbrëmja e 25 Prillit e gjeti Partinë Socialiste të dyzuar në dy qëndrime për rezultatin e zgjedhjeve. I pari ishte ravijëzuar më së miri në fytyrën, qetësinë dhe fjalët e Edi Ramës që doli në një konferencë për shtyp duke hezituar të shpallë fitoren dhe duke bërë thirrje për korrektesë në numërim.

I dyti ishte qëndrimi që mbajti Erion Veliaj, i cili çuditërisht, pak minuta pas Ramës u shfaq entuziast dhe tha se Partia Socialiste ka fituar më shumë se 72 mandate.

Dalja e Veliajt u duk se u stis aty për aty, për të barazpeshuar entuziasmin e shpalljes së fitores nga Lulzim Basha nga selia e PD-së.

Por kryebashkiaku i Tiranës mund të konsiderohet në një situatë win win. Nëse fiton Rama, fiton edhe ai, nëse fiton Basha, ai mbetet në pritje të trashëgimisë së selisë së PS. Ndoshta për këtë, ra në sy fakti se Veliajt i vinte natyrshëm një gaz dhe hare që nuk përkonte me atë të Ramës pak minuta më parë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09