Flash

Dëshmia e 32-vjeçarit që terrorizoi Tiranën: Para se të shkoja të votoja bleva 5 gramë hashash, 2 i piva...

Lapsi.al 25 April 2021
Dëshmia e 32-vjeçarit që terrorizoi Tiranën: Para se

“Para se të shkoja të votoja, vajta tek parku, aty bleva 5 gramë hashash, 2 i kam pirë menjëherë”

Kështu është shprehur në Polici 32-vjeçari Arben Mema, personi i cili përplasi tre makina në Tiranë dhe terrorizoi qytetarët në Sheshin “Skënderbej”.

Kjo dëshmi është siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.

Kjo e fundit, tregoi dhe të gjithë itinerarin që ka ndjekur Mema. Ditën e djeshme, 32-vjeçari ka marrë një makinë me qira në Kamëz, e ditën e sotme kishte shkuar për të votuar në Kombinat, aty ku kishte dhe QV e tij.

Më pas, ai është drejtuar drejt zonës së Yzmerishtit në kryeqytet, ku ka përplasur dy makina, ndërsa itinerari i tij ka vijuar me zonën e Freskut.

Edhe në këtë zonë, 32-vjeçari ka përplasur një makinë dhe më pas, nga atje, është drejtuar drejt sheshit “Skënderbej”, ku dhe u neutralizua nga kalimtarët e rastit. Mema ka pretenduar se nuk mban mend asgjë nga çka bërë më parë, ndërsa kujton vetëm momentin ku me makinën e marrë me qira, është gjendur në mes të sheshit.

“Kështu është shprehur Arben Mema 32 vjeçar, që rrezikoi jetën e qytetarëve. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Ai ka marrë ditën e djeshme një mjet me qira në Kamëz, ai do të votonte në Kombinat. Policia e Tiranës ka marrë informacion që një person që me automjet ka përplasur dy makina në zonën e Yzberishtit. Pra ai ka udhëtuar nga Yzberishti në Fresk, ku ka dëmtuar edhe një automjet tjetër. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ai pretendon se nuk mban mend se çfarë ka ndodhur, vetëm mban mend momentin e Sheshit Skënderbej. Ai thotë se të gjithë panikun që ka shkaktuar, ka qenë i pa përgjegjshëm për shkak të efektit të narkotikëve. Ai ka rekorde të mëparshme, është ndaluar për përdorim të narkotikëve dhe për një aksident. të gjithë strukturat janë duke hetuar ngjarjen dhe fatmirësisht këto incidente kanë kaluar pa të lënduar”, tha Lala.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09