Flash

Ambasadorët Kim dhe Soreca: Jemi të frymëzuar nga pjesëmarrja e lartë

Lapsi.al 25 April 2021
Ambasadorët Kim dhe Soreca: Jemi të frymëzuar nga

Nga Durrësi ku shkuan për të inspektuar procesin e votimit, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dhe ambasadori BE Luigi Soreca e lexuan pozitivisht pjesëmarrjen e madhe në zgjedhjet e sotme.

Yuri Kim tha se janë të frymëzuar nga pjesmarrja e lartë në votime, dhe sipas saj kjo tregon se shqiptarëve ju intereson vendi i tyre.

“Jemi shumë të kënaqur që jemi në Durrës. Jemi të frymëzuar që kemi parë një pjesëmarrje të lartë në votime. Kjo tregon që qytetarëve shqiptarë u intereson vendi i tyre. E di që janë raportuar disa incidente, dhe është përgjegjësia e autoriteteve për të vazhduar hetimet. U kemi bërë thirrje prokurorëve që ti hetojnë këto çështje deri në fund. Qytetarët janë duke përmbushur detyrën e tyre, autoritetet janë duke përmbushur detyrën e tyre. Tani ka ardhur koha që kandidatët dhe drejtuesit politikë të presin për rezultatet dhe të presin gjykimin e popullit”, u shpreh Yuri Kim.

Ndërsa ambasadori i BE Soreca ishte në një linjë me Yuri Kim, ndërsa u kërkoi liderëve politikë të kenë durim për të pritur rezultatet dhe që ti respektojnë ato.

“Komentet që kemi marrë sot kanë qenë të qarta që Shqipëria po shpreh vullnetin e saj për të votuar. Votimi ka ecur kryesisht mirë, pa probleme, pavarësisht disa incidenteve që do të hetohen. Ka ende tre orë kohë ndaj thirrja jonë është për qytetarët që nuk kanë votuar ende. E di që koha është shumë e mirë, por duhet të dilni dhe të votoni. Për udhëheqësit kini durim që të shihni rezultatin dhe respektojeni atë”, tha Soreca.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI