Flash

Zëri i Amerikës jehonë denoncimit të Metës: "Pse vonohet versioni i vrasjes në Elbasan?"

Lapsi.al 24 April 2021
Zëri i Amerikës jehonë denoncimit të Metës: "Pse

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi sot se ngjarja tragjike e Elbasanit ku humbi jetën një person dhe u plagosën 4 të tjerë mund të ishte shmangur, nëse prokuroria do të hetonte me shpejtësi një padi të opozitës një javë para se ajo të ndodhte.

Partia Demokratike denoncoi në Prokurorinë Speciale SPAK më 15 prill një grup prej 40 personash, që po kryenin në Elbasan krime zgjedhore, tha ai.

Por SPAK e përcolli me disa ditë vonesë padinë në prokurorinë e Elbasanit, e cila është në konflikt interesi, ku humbën sërish disa të tjera, derisa shpërtheu incidenti tragjik, ku u përfshinë pikërisht këta njerëz që u paditën nga Partia Demokratike.

Zoti Meta tha se prokuroria e Elbasanit ka thirru paditësin për ta pyetur më 30 prill, pra një javë pas zgjedhjeve, duke dëshmuar hapur se nuk ëhstë e interesuar që asnjë krim zgjedhor të mos zbardhet para ditës së zgjedhjeve.

“U mbushën 72 orë nga ngjarja tragjike e Elbasanit dhe prokuroria ende nuk ka dhënë një version zyrtar për ngjarjen. Prokuroria dhe policia nuk po veprojnë për të zbardhur ngjarjen, por po e shtyjnë këtë pas datës së zgjedhjeve, kur faktet dhe provat ishin aty në mes të qytetit. Urgjentisht nevojitet zbardhja për të shmangur krime të tjera zgjedhore” – tha presidenti Meta.

Ai renditi një seri pyetjesh nëse ishin përfshirë në atë ngjarje persona me precedentë penalë, që shoqëronin kryeministrin Rama Ditën e Verës në Elbasan, ndaj të cilëve policia e shtetit duhej të reagonte.

“A janë marrë dëshmitë e përfaqësuesve të policisë të pranishëm në vend-ngjarje? A është prokuroria e Elbasanit në konflikt interesi në hetimin e incidentit? A janë marrë pamjet nga kamerat në vendngjarje? A po humbet kohë nga hetuesit, që të fshihen provat dhe të largohen autorët? A nuk duhet të përfshihet SPAK në këtë hetim?” – pyeti presidenti Meta.

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, mbeti i vrarë të mërkurën në Elbasan dhe 4 persona të tjerë u plagosën në një shkëmbim zjarri mes grupeve të militantëve partiakë të motivuar nga veprimtari elektorale nëpër qytet.

Policia ka kryer disa arrestime dhe prokuroria e Elbasanit po heton për incidentin e ndodhur në mes të qytetit dhe në prani të shumë dëshmitarëve okularë.

Policia dhe Prokuroria njoftuan se për ngjarjen në Elbasan janë arrestuar 11 persona nga të dy palët në atë konflikt. Policia tha se është shpallur në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për tentativë vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave.

Burimi: Zëri i Amerikës

Të këshilluara

Përfundon takimi Kim-Basha, asnjë reagim

Ka zgjatur 30 minuta, takimi i Ambasadores amerikane Yuri Kim më Kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën në selinë e Partisë DemokratikeNë orën 11:05, diplomatja e SHB...

12:01

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09