Flash

VIDEO/ Momenti kur shefi i policisë së Divjakës afrohet për të rrahur aktivisten e PD

Lapsi.al 24 April 2021
VIDEO/ Momenti kur shefi i policisë së Divjakës afrohet për

Aktivistja e PD-së në Divjakë, Elsa Bita, ka përfunduar në spital sot për shkak të një videoje-denoncuese që ajo publikoi në Fb.

Në ditën e heshtjes zgjedhore, Bita ka filmuar me celular një takim elektoral të Partisë Socialiste në Divjakë, ku ishin thirrur të gjithë punonjësit e administratës dhe dëshmi ishin makinat e parkuara që kishin bllokuar rrugën.

Në videon që ajo e shpjegon vetë, shihet momenti i fundit kur paralajmëron se pret të vijë Policia, pasi prania e saj me celular është pikasur.

Elsa Bita dëgjohet të thotë në video (KLIKO KETU): Të gjitha këto makina janë të parkuara para lokalit se po bëhet mbledhje. Siç e shikoni, nuk e di nëse do të vijë Policia apo jo se është jashtë normave të lejuara. Po bëhet mbledhje dhe është e palejueshme. Janë të gjitha makinat e administratës dhe po bëhet mbledhje brenda në lokal.

Pra, e gjithë administrata ka zbarkuar tek lokali, i cili është “full” dhe nuk ka vend ku të qëndrosh.

Ja dhe dera u mbyll ngaqë po shikojnë se unë po filmoj këtu përjashta.

Ja të shikojmë çfarë masash do të marrë shefi i Policisë dhe ja tek erdhi...

(Video ndalon)

Të këshilluara

Përfundon takimi Kim-Basha, asnjë reagim

Ka zgjatur 30 minuta, takimi i Ambasadores amerikane Yuri Kim më Kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën në selinë e Partisë DemokratikeNë orën 11:05, diplomatja e SHB...

12:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI