Flash

Presidenti Meta, 5 pyetje për prokurorin e Elbasanit Kreshnik Ajazi

Lapsi.al 24 April 2021
Presidenti Meta, 5 pyetje për prokurorin e Elbasanit Kreshnik Ajazi

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish këtë të shtunë në një deklaratë urgjente ku i ka drejtuar pesë pyetje drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi si dhe prokurorëve të tjerë në këtë qark.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë, të nderuar qytetarë të Elbasanit, jam këtu për të drejtuar pesë pyetje për prokurorinë e Elbasanit dhe drejtuesin e saj Kreshnik Ajazi.

Këto pyetje është me interes të mbahen shënim dhe nga prokurori i përgjithshëm, SPAK KLP, ILD, ambasadat e vendeve anëtare të vendeve të BE që mezi presin të raportojnë të hënën suksesin e zgjedhjeve në Shqipëri që të na çelen negociatat, nga OSBE, i gjithë trupi diplomatik në Tiranë që është i angazhuar në ruajtjen e integritetit të këtyre zgjedhjeve.

E vërteta duhet të zbardhet tani në orët në vijim, bile në minutat në vijim e jo më 30 prill kur keni lënë takim me kallëzuesin Gazment Bardhi”, tha Meta.

PESE PYETJET E PRESIDENTIT:

1 Zoti prokuror i rrethit të Elbasanit, pse është vonuar adminisatrimi i materialit kallëzues të PD dërguar për kompetencë prej SPAK? Pse Gazment Bardhi është thirrur për tu paraqitur vetëm në datën 30 prill pra 5 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të nesërme?

2 Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore kaq të ngadalta me vetëdije parandalimin ne krimit zgjedhor në Elbasan?

3 Pse duhet që Gazment Bardhi të paraqitet në 30 prill dhe jo urgjentisht?

Pse duhet zoti Ajazi si drejtues i prokurorisë Elbasan kjo vonesë kaq e madhe?

4 Pyetja është e drejtpërdrejt për ju: A kandidon për deputet në këto zgjedhje vëllai juaj Besion Gëzim Ajazi?

A ndiheni ju në konflikt të pastër interesi lidhur me këtë fakt?

E nëse po, a keni vlerësuar ndionherë të dorëhiqeni apo të kërkoni trasnferimin nga drejtimi i Prokurorisë në Elbasan?

5 Zotërinj prokuror të Elbasanit, a ju vret ndopak ndërgjegja që një ditë pas njoftimit tuaj për tu paraqitur për sqarime nga kallëzuesit në datën 30 prill pas zgjedhjeve, ndodhi përplasja me armë dhe përgjakja në Elbasan? Pra ndodhi në 21 prill?

Të këshilluara

Përfundon takimi Kim-Basha, asnjë reagim

Ka zgjatur 30 minuta, takimi i Ambasadores amerikane Yuri Kim më Kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën në selinë e Partisë DemokratikeNë orën 11:05, diplomatja e SHB...

12:01

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09