Flash

Një ditë para zgjedhjeve/ Ambasada Amerikane: Do monitorojmë votimin dhe numërimin, do jemi aty deri në fund

Lapsi.al 24 April 2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar një ditë para zgjedhjeve në Shqipëri, duke theksuar se është gati të drejtohet në të gjithë vendin për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së shkruan se grupet e saj të punës do monitorojnë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit.

“Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer.” thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.

Më parë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka treguar se në 25 prill do të jetë në terren së bashku me 24 ekipe të ambasadës së SHBA për të monitoruar procesin e votimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI