Flash

Nga sherri me grushta te deklaratat bombastike/ Gjergj Luca: Të dielën votoni për mua dhe biznesmenët

Lapsi.al 24 April 2021
Nga sherri me grushta te deklaratat bombastike/ Gjergj Luca: Të dielën

Biznesmeni Gjergj Luca ishte në një takim me punonjës të njërës prej reparteve të ish-Metalurgjisë në Elbasan. Në takimin e mbajtur të premten, Luca i kërkoi punonjësve që të votojnë për biznesmenët, të cilët sipas tij e bëjnë Shqipërinë. Biznesmeni tha se të dielën duhet votuar për të, për Zamir Manen apo Shefqet Kastratin.

“Nesër, shkoni votoni për Gjergj Lucën, shkoni votoni për Çet Kastratin, shkoni votoni për Zamir Manen. Shkoni votoni për ne, se ne e bëjmë Shqipërinë”, tha Luca.

Po ashtu, Luca lëshoi edhe një mori fyerjesh për përfaqësuesit e PD-së së Elbasanit. Pak javë më parë ai u përlesh fizikisht me kandidatin për deputet të demokratëve Luçiano Boçi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI