Flash

Meta tregon si po e pengon policia dhe prokuroria zbardhjen e ngjarjes së Elbasanit

Lapsi.al 24 April 2021
Meta tregon si po e pengon policia dhe prokuroria zbardhjen e ngjarjes së

Në një konferencë të jashtëzakonshme një ditë para zgjedhjeve Presidenti Ilir Meta u ndal edhe një herë në ngjarjen e Elbasanit, të pak ditëve më parë, ku u regjistrua një i vrarë e 4 të plagosur. Ndërsa përsëriti edhe një herë pyetjet drejtuar prokurorisë dhe policisë, Meta kërkoi zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje urgjentisht, ndërsa theksoi se konstaton se ka një vullnet të padukshëm për ta shtyrë pas datës së zgjedhjeve.

“48 orë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë për 100 vitet që vijnë. Kam besim te qytetarët

Arsyeja pse jam sot këtu është për të dekurajuar cdo lloj krimi zgjedhor. Jam këtu për t’ju drejtuar gjithë prokurorrëve gjyqatërve si kryetar i shtetit, që do të jetë në detyrë edhe të hënën e të martën e në vijim për të garantuar vazhdimësinë e shtetit dhe të ndërrimit të pushtetit. Ky është i vetmi angazhim i imi.

A ka patur shqetësime presidenti patjetër. A e ka ngritur zërin patjetër? për të shkuar në vesh të atyre që e duan Shqipërinë, jo hipokritëve që pas datës së nesërme duan t’i vënë kushte të reja vendit. Por ka dështuar ky skenar.

Dje kam bërë publike qëndrimin tim lidhur me ngjarjen në Elbasan, edhe pse po mbushen 72 orë ende prokuroria dhe polciia nuk kanë një version shterues. Kam ndjekur me vëmendje veprimet për këtë ngjarje që meriton të zbardhet urgjentisht. Dhe të mos kemi asnjë ngjarje tjetër, me fyerje, jo më me vrasje e plagosje. Edhe pse dje kam ngritur disa pyetje që kërkojnë përgjigje të shpejtë e të plota, prokuroria e policia duket se janë në një apati e nuk po veprojnë. Konstatoj se ka një vullnet të padukshëm për ta shtyrë pas datës së zgjedhjeve. Kjo ngjarje duhet të zbardhet urgjentisht sepse provat kanë qenë atje. Për ti thënë jo cdo lloj veprimi që përben krim zgjedhor, përsëris pyetjet e mia për organet e zbatimit të ligjit.” tha Meta ndërsa përsëriti pyetjet për institucionet ligjzbatuese.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09