Flash

Meta paralajmëron prokurorët dhe gjyqtarët: Nëse derdhet një pikë loti apo gjaku nesër, mjerë ju

Lapsi.al 24 April 2021
Meta paralajmëron prokurorët dhe gjyqtarët: Nëse derdhet

Presidenti Ilir Meta ka shkruar në rrjetet sociale se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të dëgjojnë presidentin e republikës dhe jo përfaqësuesin e Ndragheta-s. Ai shton se nesër duhet të jetë festa e demokracisë.

“Të dashur Prokurorë dhe Gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës! Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion. Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju! Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë!”, shkruan Meta.

Më herët Meta ndau një tjetër status në rrjetet sociale ku i kërkoi zyrtarëve të shtetit të zbatojnë ligjin dhe të qëndrojnë larg ndikimeve politike duke mos u bërë palë por të ruajnë integritetin. Në postimin e tij, Presidenti ka edhe një paralajmërim se është gati për të marrë përgjegjësinë për çdo dekret në mbrojtje të zgjedhjeve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI