Flash

Incident një ditë para zgjedhjeve në Laç/ Hapet gjatë natës dritarja e KZAZ-së

Lapsi.al 24 April 2021
Incident një ditë para zgjedhjeve në Laç/ Hapet gjatë

Një incident është regjistruar në qytetin e Laçit një ditë para zgjedhjeve, ku gjatë natës është gjetur e hapur dritarja e një objekti KZAZ-je. Konstatimi është bërë mëngjesin e sotëm nga përfaqësues të KZAZ-së, të cilët kanë lajmëruar policinë si dhe KQZ-në.

Policia ka nisur verifikimet nëse ka hyrë ndonjë person brenda, ndërsa pritet që në vendngjarje të mbërrijnë edhe ekspertët e KQZ-së. Ata do të verifikojnë nëse ka pasur prekje apo dëmtime të materialeve zgjedhore.

Sipas kryetarit të ZAZ Kurbin Islam Ismaili, një dritare është gjetur e hapur dhe dikush ka lënë gjurmë tek pravazi i saj, ndërsa baza materiale rezulton të jetë e paprekur. Ndërkohë që ende nuk ka nisur shpërndarja e tyre në qendrat e votimit.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë material, por po pritet vendimi nga KQZ-ja për shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Ndërkaq, në KZAZ-të 12 dhe 13 në Lezhë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për në qendrat e votimit.

Të këshilluara

Përfundon takimi Kim-Basha, asnjë reagim

Ka zgjatur 30 minuta, takimi i Ambasadores amerikane Yuri Kim më Kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën në selinë e Partisë DemokratikeNë orën 11:05, diplomatja e SHB...

12:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI