Flash

Ardian Dvorani "vulos" vendimin kundër ankesës së LSI: Emigrantët pengohen me karantinë për të votuar

Lapsi.al 24 April 2021
Ardian Dvorani "vulos" vendimin kundër ankesës së LSI:

Vetëm një ditë pas ankesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, për vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me karantinën dy javore të emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, Apeli Administrativ, ka rrëzuar kërkesën. Drejtues i trupës gjykuese që ka shqyrtuar këtë ankim të LSI, ka qenë Ardian Dvorani.

Më 20 prill Lëvizja Socialiste në Integrim dorëzoi në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën.

Kujtojmë se Gjykata Administrative shpalli mos-kompetencën për ankimimin e LSI, duke ia kaluar kështu Apelit, e cila vendosi rrëzimin e kërkesës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI