Flash

Rama i jep fjalën edhe Zahos së vogël në mitingun e Vlorës

Lapsi.al 23 April 2021
Rama i jep fjalën edhe Zahos së vogël në mitingun e

Në fund të fjalës së tij të gjatë në mitingun përmbyllës të fushatës së socialistëve në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka thirrur në podium të gjithë familjen e tij.

“Zaho eja, merre motrën, mamin e vëllain dhe hajde. Ju prezantoj me dikë që sa herë që i thua ore bëj mësimet, thotë po i bëra, a do më çosh në Vlorë. Ore shko bëj not, po vajta të bëj not, a do më çosh në Vlorë. Ja ku je në Vlorë” – tha Rama që më pas i kaloi mikrofonin Zahos së vogël.

“Mirëmbrëma! Unë dua Vlorën” – tha i vogli para socialistëve që brohorisnin.

“Zaho e do Vlorën, Vlorën e do e gjithë Shqipëria, Vlora më 25 prill, do të ngjisë Shqipërinë në majën tjetër. Rrofshi, Rrofshi, Rrofshi” – e mbylli Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI