Flash

Publikohen pamjet e para të vrasjes së Elbasanit (VIDEO)

Lapsi.al 23 April 2021
Publikohen pamjet e para të vrasjes së Elbasanit (VIDEO)

Dy ditë më parë Elbasani u trondit nga të shtënat me armë që sollën 1 të vdekur dhe 4 të plagosur. Ngjarja e rëndë që ndodhi në lagjen 5 Maji, në mes të ditës, në një kohë kur qytetarë të shumtë lëviznin në punët e tyre. Tvklan ka siguruar këtë video të xhiruar nga një qytetar, që ndodhet brenda në një makinë. Në pamje mund të dëgjohen breshëritë e armëve. Shoferja në automjetin nga ku po filmohet përkulet nga frika e të shtënave, ndërsa një automjet që vjen në krah ndalon dhe prej saj shihet një tjetër qytetar që del dhe largohet me shpejtësi. Nga përplasja e së mërkurës mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, 56-vjeç, ish-zyrtar dhe i angazhuar me disa parti politike, si dhe u plagosën 4 të tjerë, mes tyre edhe një oficere policie. Për ngjarjen u arrestuan në total 11 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI