Flash

Meta: Nëse Rama merr 71 mandate do dal në bulevard

Lapsi.al 23 April 2021
Meta: Nëse Rama merr 71 mandate do dal në bulevard

Presidenti Ilir Meta thotë se nëse Edi Rama ditën e diel do të fitojë 71 mandate “në mënyrë demokratike”, nuk do t’ia japë dekretin për të formuar qeverinë, por do i dërgojë dorëheqjen e tij në zarf dhe do të dalë nga zyra e kreut të shtetit në bulevard duke e vijuar betejën në opozitë.

Arsyeja? Kreu i shtetit tha te SyriTv se nuk ka çfarë të bëjë edhe një vit më shumë në Presidencë nëse shqiptarët i besojnë mandatin e tretë radhazi Edi Ramës dhe për këtë arsye do të japë dorëheqjen.

“Unë po bëj çdo gjë që zgjedhjet të jenë sa më të ndershme, deri tani janë cenuar rëndë vetëm nga Edi Rama, askush tjetër, unë apeloj nga ky moment, sot në 12:00 deri në zgjedhje të gjithë të reflektojnë, që shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të dielën, që të kemi një proces votimi të lirë dhe numërimi me integritet. Unë nuk pres zgjedhje daneze, aq më tepër nga një kryeministër si Rama.

Nëse fiton në mënyrë demokratike, unë atij firmë për kryeministër nuk i jap, por një dorëheqje ja çoj, merre bëje edhe presidentin ti. Unë po ta jap edhe presidentin, unë po dal në bulevard, unë e respektoj vendimin e popullit. Nëse populli i jep 71 mandate unë dal në bulevard dhe iki. Çfarë do të bëj unë një vit më shumë në Presidencë, çfarë do të bëj?” - tha Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI