Flash

Meta fton Ramën sonte në debat televiziv: Po pres me padurim përgjigjen tënde o trimi i xha Jahos

Lapsi.al 23 April 2021
Meta fton Ramën sonte në debat televiziv: Po pres me padurim

Kryetari i shtetit, Ilir Meta, teksa njoftoi se sonte në mbrëmje në orën 20:45 do jetë i ftuar në Çim Peka LIVE në Syri TV, i bëri një sfidë edhe kryeministrit Edi Rama.

“Një ftesë e sinqertë për Kapedanin e Bllokut!

Sot në ora 20:45, jam i ftuar për një intervistë live në Syri TV nga Çim Peka. Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve.

Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete, deputet nga partia ose hajde bashkë me të gjithë "të fortët" e tu.

Nëse ti nuk do debat televiziv tek Çimi, unë e le atë për ty dhe vij kudo që të jesh ti.

Vetëm të lutem më thuaj!

Bëhu njëherë trim, hë të keqen, se dita e Llogaridhënies erdhi.

Të lutem më thuaj!

Po pres me padurim përgjigjen tënde o trimi i xha Jahos!” shkruan Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI