Flash

Kush është Kel Çami, simpatizanti i PS në Elbasan që dyshohet se plagosi dy ish-policët

Lapsi.al 23 April 2021
Kush është Kel Çami, simpatizanti i PS në Elbasan që

Në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, është bërë këqyrja e disa kamerave të sigurisë, por që kanë rezultuar pa interes për hetimin. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Kelmend Xhaferri, i cili akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese”, të mbetur në tentativë, në dëm të disa personave. Zyrtarisht as drejtori i Përgjithshëm, as prokurori i çështjes që ishin dje në konferencë për shtyp, nuk dhanë shpjegime se kush kishte qëlluar i pari në vendngjarje. Në konferencën për shtyp të zhvilluar dje në Elbasan, nuk u dha përgjigje as për ndonjë hetim të mundshëm në lidhje me hetimet e Policisë, pasi dy zëvendës.drejtorët e Elbasanit dhe disa punonjës të Njësisë “Shqiponja”, kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë që ndodhi të mërkurën. Ata janë pyetur për atë që ka ndodhur, po ashtu sikurse ishte sekret hetimor momenti se si ka nisur shkëmbimi i zjarrit, duket se sekret hetimor është edhe dëshmia e oficerëve të Policisë që kanë qenë në vendngjarje.

I KERKUARI

Kelmend Xhaferri, i cili njihet si krahu i djathtë i Suel Çelës, është shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”. Megjithatë sipas burimeve, ai dyshohet të jetë personi që ka plagosur dy ish-policët, Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, që ishin pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës të Partisë Demokratike. Kelmend Xhaferri është një personazh i njohur në qytetin e Elbasanit.

Ai u bë i njohur pak vite më parë nga përplasja me Policinë para tregut Ushqimor të Elbasanit. Xhaferri, i njohur edhe si Kel Çami, u denoncua nga drejtuesi politik i PD-së në Elbasan Gazment Bardhi pas përplasjes ditën e Verës. “Kelmend Ymer Xhaferri (pseudonimi Kel Çami) ka qenë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të Policisë në Elbasan te Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë”, deklaroi Bardhi.

Mbrëmjen e së mërkurës, gazetarja Klodiana Lala ka treguar në emisionin “Opinion” se Xhaferri e ka telefonuar personalisht dhe i ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me Prokurorinë dhe Policinë. Lala tha se e ka të regjistruar bisedën dhe se Xhaferri i ka thënë që është gjendur në atë ngjarje disa minuta pasi ka ndodhur vrasja pasi banon në atë zonë.

Ndërkohë më herët, Gazment Bardhi tha se një nga personat e përfshirë në këtë ngjarje është Klement Xhaferri, i cili ka tentuar të largonte makinën dhe personin që po blinte vota. Sipas tij, Xhaferri është autori i plagosjes së dy anëtarëve të SMV-së së PD-së. “Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish-punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan. Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve”, tha Bardhi në një deklaratë për shtyp.

Të këshilluara

Ambasadori i BE: Votoni në zgjedhje!

Ambasadori i BE, Luigi Soreca doli me një video mesazh për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ku bën thirrje për pjesëmarrje në votime. Në mesazhin e tij, d...

14:37

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09