Flash

Gal Gadot zbulon gjininë e fëmijës

Lapsi.al 23 April 2021
Gal Gadot zbulon gjininë e fëmijës

1 muaj më parë, aktorja e famshme për rolin e saj si “Wonder Woman”, Gal Gadot zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së tretë. Ajo vetë e dha këtë lajm të bukur në rrjete sociale, teksa pozoi me bashkëshortin dhe dy vajzat. Të gjithë kishin vendosur dorën mbi barkun e rrumbullakosur të aktores dhe dukeshin tepër të lumtur, ndërsa ndjekësit u bënë kuriozë për gjininë e bebushit.

Por gjininë ajo e ka zbuluar më në fund ditën e sotme gjatë një interviste. Teksa ishte e ftuar në “Live me Kelly dhe Ryan”, Gadot tha se është sërish në pritje të një vajze.

“Bebi numër 3 është një vajzë. Po, ne po i përmbahemi asaj që dimë”, tha Gal Gadot.

Siç thamë Yaron dhe Gal kanë edhe dy vajza të tjera: Alma, 9 vjeç dhe Maya, 3. Në këtë intervistë Gal Gadot zbuloi edhe se çfarë ka mësuar nga dy vajzat e saj të para.

“Me Almën, me vajzën tonë të parë, na u bë lëmsh e gjithë rutina e gjumit dhe kur Maya lindi thamë ‘Nuk do ndodhë me’. Kështu Maya vetëm flinte gjatë gjithë natës që kur ishte 5 muajshe. Alma, që është 9 vjeçe, vjen ende në krevatin tonë. Mendoj se do e trajnojmë për gjumin. Mendoj se kjo është gjëja më e vështirë për prindërimin, mungesa e gjumit”, tha Gal Gadot.

Të këshilluara

Anwar Hadid i rikthehet muzikës

Modeli Anwar Hadid i është rikthyer sërish muzikës. Ditën e djeshme, Anwar publikoi këngën e titulluar “Off@Night”.Kënga është mirëpritur shumë mirë nga fans...

14:17

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI