Flash

Covid-19 në Kosovë/ 8 viktima dhe 356 raste të reja

Lapsi.al 23 April 2021
Covid-19 në Kosovë/ 8 viktima dhe 356 raste të reja

Kosova ka regjistruar 8 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19. Edhe këtë të premte Kosova ka pasur rënie të lehtë të infektimeve, pasi ka regjistruar 356 raste të reja.

Ndërkohë lajmi i mirë është se numri i të shëruarve është më i lartë, 680 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19 së fundmi.

Detaje nga autoritetet shëndetësore kosovare: 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.146 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 356 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 680 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.034.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 82 raste, Mitrovicë 39 raste, Ferizaj 34 raste, Podujevë 29 raste, Gjilan 23 raste, Gjakovë 18 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Obiliq 12 raste, Klinë 11 raste, Lipjan 10 raste, Pejë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Prizren 9 raste, Deçan 8 raste, Kaçanik 8 raste, Skenderaj 8 raste, Viti 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Leposaviq 4 raste, Istog 3 raste, Malishevë 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Rahovec.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Të këshilluara

Ambasadori i BE: Votoni në zgjedhje!

Ambasadori i BE, Luigi Soreca doli me një video mesazh për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ku bën thirrje për pjesëmarrje në votime. Në mesazhin e tij, d...

14:37

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI