Flash

Çfarë tha Harry në fjalimin e fundit për princin Philip

Lapsi.al 23 April 2021
Çfarë tha Harry në fjalimin e fundit për princin Philip

Duka i Sussex, Harry, ishte i pranishëm në funeralin e gjyshit të tij, Princit Philip, ku takoi për herë të parë familjarët pas skandalit të intervistës së bujshme për Oprah.

Funerali i Princit u mbaj vetëm me 30 persona, për shkak të kushteve të Covid-19 që e bënë të pamundur grumbullimin e më shumë njerëzve.

Pas funeralit, Harry është rikthyer në shtëpi tek bashkëshortja e tij shtatzënë dhe vogëlushi Archie. Ndërkohë, mendja i ka mbetur sërish tek gjyshi i ndjerë, të cilin e ka nderuar në fjalimin e tij të fundit për Ditën e Tokës.

“Në këtë ditë të Tokës, unë reflektoj në brezat e kampionëve të ruajtjes, përfshirë gjyshin tim të ndjerë, dhe ndihem krenar dhe me energji për të vazhduar të bëj pjesën time në këtë trashëgimi. Këtë vit veçanërisht, unë bashkohem me ekipin e pabesueshëm të Parqeve Afrikane dhe komunitetet në të gjithë botën në përkushtimin e përbashkët për mjedisin tonë dhe mirëqenien kolektive.

Këto peisazhe vitale po ndihmojnë në mbrojtjen e bio-diversitetit të Afrikës, duke shërbyer si një themel për një planet të shëndetshëm dhe duke u dhënë përfitime qindra mijëra njerëzve. Shpresa fillon këtu me vendet që ne po mbrojmë tani për të siguruar një të ardhme të shëndetshme për të gjithë ne.”- ka thënë Duka i Sussex.

Të këshilluara

Gal Gadot zbulon gjininë e fëmijës

1 muaj më parë, aktorja e famshme për rolin e saj si “Wonder Woman”, Gal Gadot zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së tretë. Ajo vetë e dha këtë lajm të bukur ...

12:33

Anwar Hadid i rikthehet muzikës

Modeli Anwar Hadid i është rikthyer sërish muzikës. Ditën e djeshme, Anwar publikoi këngën e titulluar “Off@Night”.Kënga është mirëpritur shumë mirë nga fans...

14:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI