Flash

Autogoli i Ramës me fushatën në Vlorë (I dalin fotot e gabuara)

Lapsi.al 23 April 2021
Autogoli i Ramës me fushatën në Vlorë (I dalin fotot e

Në mbyllje të fushatës në Vlorë, Edi Rama ka dashur të luajë me fabulën e vajzës së re, Kjara, të cilën e kishte prezantuar në zgjedhjet e vitit 2013.

Ai ka tentuar të heqë një paralele mes ish fëmijës së dikurshme dhe transformimit të qytetit bregdetar. Por pa dashur, kreu i PS ka bërë një autogol, sepse duke nxjerrë pamjet e vjetra, në to, bashkë me të dukeshin edhe Koço Kokëdhima, Vali Leskaj, Fstmir Toçi, që atherë ishin krerët e listës së Vlorës.

Por sot asnjëri prej tyre nuk është më deputet duke dëshmuar mendësinë totalitare se të gjithë plaken, vjetërohen, digjen dhe vetëm lideri që ka në pushtet që shekullin e shkuar, rinohet dhe kërkon të jetë sërisht kryeministër.

Ato imazhe të vjetra ishin thelbi i asaj çka ofron Rama në politikë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI