Flash

Vanessa Hudgens rrëfen historinë e njohjes me partnerin

Lapsi.al 22 April 2021
Vanessa Hudgens rrëfen historinë e njohjes me partnerin

Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker, çifti më i ri i showbiz-it u njohën përmes Zoom-it. Në një intervistë për Entertainment Tonight, aktorja rrëfeu se romanca e tyre nisi nëntorin e kaluar.

“Unë dhe Cole u takuam në një grup meditimi në Zoom. Shumë rastësisht, po. Ai është thjesht perfekt për mua. Jam me të vërtetë e lumtur. Mendoj se është e rëndësishme të jesh mirënjohës për gjithçka që ke në jetë. Unë e kam bërë atë një përparësi dhe ndihem sikur thjesht magjia po ndodh më shumë.”, tha aktorja.

Në fund të nëntorit të kaluar, dyshja u pa bashkë në publik, teksa ishin të kapur dorë për dore.

Dyshja e famshme konfirmuan lidhjen e dashurisë në Ditën e Shën Valentinit përmes një fotoje në rrjete sociale, ku shfaqeshin duke u puthur.

Kjo lidhje e re për Vanessa-n vjen një vit pas ndarjes së saj të bujshme nga lidhja 8-vjeçare me Austin Butler.

Siç raportuan mediat e huaja asokohe, aktorja dhe Butler vendosën t’i japin fund pasi distanca s’po i bënte mirë marrëdhënies së tyre. Gjithashtu, ata kishin drejtime të ndryshme në jetë ndaj vendosën të ndahen.

Fillimisht, ndarja nuk ishte përfundmitare dhe dyshja vazhdoi të mbante kontakte e të ruante respektin për njëri-tjetrin, por duket se një dashuri e re ka trokitur në derën e Vanessa-s.

Në nëntor të vitit 2020, Hudgens u shpreh për “Entertainment Tonight se çfarë po kërkonte në partnerin e ardhshëm.

Aktorja tregoi se mbi të gjitha, ata duhet të kishin interesa të përbashkëta dhe kaq mjaftonte që ta bënte atë të lumtur.

Të këshilluara

Lizzo, ashtu siç nuk jua priste mendja

Këngëtarja e hitit “Good as Hell”, Lizzo ka ndarë në rrjete sociale një foto të saj të pa asnjë filtër, në të cilën shfaqet totalisht e zhveshur. Në fakt përmes...

16:38

Ndahet nga jeta Jim Steinman

Jim Steinman, kompozitori shumëngjyrësh që qëndron pas hiteve si Bat Out Of Hell dhe Total Eclipse Of The Heart, ka vdekur në moshën 73 vjeçare, shkruan BBC, tr...

15:49

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI