Flash

Rama u bën bisht akuzave për blerje votash: Të presim drejtësinë

Lapsi.al 22 April 2021
Rama u bën bisht akuzave për blerje votash: Të presim

Kryeministri Edi Rama është shmangur i vënë përballë videos së Maqellarës ku është ndalur një makinë me para për blerje votash. Në emisionin “Opinion” Rama tha se për këtë ngjarje duhet të pritet “të flasë drejtësia”.

“Policia ka shkuar sapo është marrë informacion dhe ka shkuar edhe prokuroria. Ata personat tani janë në prokurori. Kjo është një çështje e drejtësisë. Ajo që shqiptarët duhet të shkelmojnë me forcë në 25 prill bashkë me strukturat militare. Ajo që mua më habit është që bëni të njëjtin gabim që jepni vendimin ende pa u sqaruar. Ajo që ka ndodhur më e rëndë në 2021 është që është ngritur një strukturë paramilitare e armatosur dhe që sipas zotërisë edhe mund të vrasë” – tha Rama.

Por kreu i qeverisë përdori një standard të dyfishtë për ngjarjen e Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani kury menjëherë dha verdiktin e tij.

“Ajo që dimë me siguri është që ka një Strukturë të Organizuar që është pranuar nga Partia Demokratike dhe që kjo ka vrarë një njeri dhe ka plagosur një efektive policie. Ata që bëjnë këto akuza i kanë duart me gjak. Është vrarë një njeri dhe është plagosur një efektive policie. Unë nuk e parapërfytyroj dot këtë nëse do të ishte në invers. Nëse Taulant Balla do të mbante një fjalim para kufomës dhe të thoshte po ne kemi armë. Sot do të digjej Shqipëria” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09