Flash

“Presidenti me subjekte të OFL”, Meta i përgjigjet Ramës duke i dalë me personazhin e videos në konferencë

Lapsi.al 22 April 2021
“Presidenti me subjekte të OFL”, Meta i përgjigjet

Presidenti Ilir Meta doli sot në konferencë për gazetarët me shtetasin Ramazan Topuzi, personi i cili shfaqet në video bashkë me Kreun e Shtetit, pasi kryeministri Edi Rama e ka akuzuar disa herë se "fshihet me kapuç në lokale me subjekte të OFL”.

Meta tha se Topuzi ka ngritur padi në SPAK, teksa ka dhënë detaje për takimin në Gjirin e Lalëzit, në lokalin e kryetarit të degës së PS. Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama si autorin e vetëm të tensionimit të situatës.

“Mendova të bëj një konferencë të shpejtë me ju për të dhënë argumente shteruese në lidhje me tensionimin e situatës që ka vetëm një autor, Edvin Kristaq Rama, të tjerët janë instrumente të tij. Presidenti takon kriminelë, subjekte të OFL, etj, spiunë që ka vënë se nuk e di që Presidenti është poliagjent i vjetër.

Ramazan Topuzi në video, jemi në lokalin e Llesh Mesitit, djali i të cilit është kryetar i roganizatës së PS. Kemi shkuar se pimë kafe në shtator, ecim dhe ndalojmë pimë një kafe. Pse kemi qenë atë ditë atje, sepse atij djalit disa njerëz që dikur kanë qenë në LSI i kanë thënë jo i ka marrë Ilir Meta tokat dhe unë sqarova. Zoti Ramazan ka bërë padinë në SPAK për këtë çështje sepse ndihet i fyer që e kanë konsideruar kontingjent, sepse është një njeri i forcave ligjzbatuese.

Ky është Ramazan Topuzi, subjekt i OFL. Kjo është fytyra e Edi Ramës që mashtron shqiptarët, ndaj nuk ka fytyrë të vijë në asnjë ballafaqim me presidentin”, deklaroi Meta.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09