Flash

Në gjëndje kritike një reper amerikan, u qëllua nga disa grabitës

Lapsi.al 22 April 2021
Në gjëndje kritike një reper amerikan, u qëllua nga disa

Reperi i njohur, Baby Blue Pretty Ricky, është në gjendje kritike dhe po Lufton për jetën pas një të shtëne me armë.

Artisti 36-vjeçar i “Grind With Me” u qëllua në Miami, sipas një deklarate të lëshuar nga ekipi i tij

Baby Blue u sulmua ditën e djeshme nga dy grabitës të armatosur në sallat e lojërave të SpareZ, ku po merrte pjesë për publikimin e këngës së tij të re “Jerry Rice”, është thënë në deklaratë.

Një video e publikuar në mediat sociale tregon reperin e përgjakur menjëherë pas të shtënave të shtrirë në tokë ndërsa miqtë bërtisnin për ndihmë.

Policia tha se të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin oficerët.

Kjo ngjarje është nën hetimin e policisë dhe ata janë ende në kërkim të të dyshuarve të mundshëm.

Baby Blue, emri i vërtetë i të cilit është Diamond Blue Smith, ishte anëtar i Pretty Ricky, i cili shënoi hite në vitet 2000 me “Grind With Me” dhe “On the Hotline”. Ai kohët e fundit luajti në serialin e realitetit të VH1 “Love & Hip Hop: Miami”.

Grupi arriti kulmin e suksesit në mesin e viteve 2000 me shitjen në masë tëalbumeve Bluestars dhe Late Night Special.

Të këshilluara

Lizzo, ashtu siç nuk jua priste mendja

Këngëtarja e hitit “Good as Hell”, Lizzo ka ndarë në rrjete sociale një foto të saj të pa asnjë filtër, në të cilën shfaqet totalisht e zhveshur. Në fakt përmes...

16:38

Ndahet nga jeta Jim Steinman

Jim Steinman, kompozitori shumëngjyrësh që qëndron pas hiteve si Bat Out Of Hell dhe Total Eclipse Of The Heart, ka vdekur në moshën 73 vjeçare, shkruan BBC, tr...

15:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI